TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri holandez Mark Rutte u takua me presidentin ukrainas Zelensky në Kiev të hënën duke theksuar se vendi i tij është gati të mbështesë Ukrainën “tani dhe në vitet në vijim”.
“Kjo luftë mund të zgjasë më shumë nga sa shpresonim apo prisnim të gjithë. Por kjo nuk do të thotë që ne mund të rrimë duarkryq. Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën çdo ditë politikisht, duke shprehur hapur mbështetjen tonë dhe duke mbajtur presionin mbi Rusinë e Putinit. Do forcojmë bashkëpunimin politik me Ukrainën”, u tha Rutte gazetarëve në Kiev.
Presidenti Zelensky falënderoi Rutte dhe vuri në dukje Holandën si “ndër dhjetë partnerët kryesorë” të Ukrainës për sa i përket “sasës së mbështetjes së ofruar për mbrojtjen”.