BOTA, 28 Mars 2022, 15:39

Lufta në Ukrainë, Draghi bisedon me Zelenskyn: Do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën

Lufta në Ukrainë, Draghi bisedon me Zelenskyn: Do të

Kryeministri Draghi ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në qendër të bisedimeve, ishin zhvillimet e fundit të konfliktit në Ukrainë, sipas "La Repubblica".

Zelensky përmendi bllokimin e korridoreve humanitare nga forcat ruse dhe vazhdimin e rrethimit dhe bombardimeve të qyteteve.

Draghi përsëriti mbështetjen e qeverisë italiane për autoritetet dhe popullin ukrainas dhe gatishmërinë e plotë të Italisë për t’i dhënë fund luftës dhe për të promovuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Ukrainë.