BOTA, 28 Mars 2022, 10:23

Kryeministri i izraelit infektohet me koronavirus

Kryeministri i izraelit infektohet me koronavirus
Naftali Bennett

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett është infektuar me Covid-19.

Mediet vendase raportojnë se kryeministri 50-vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore.

Naftali do të punojë nga shtëpia për disa ditë deri sa të shërohet nga koronavirusi.

Kryeministri izraelit u diagnostikua me Covid-19 pas takimit që pati me Sekretarin e Shtetit të SHBA-vë Anthony Blinken, i cili vizitoi vendin për një takim me homologët arabë për të normalizuar marrëdhëniet me shtetin hebre.