TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta ruse, "Novaya Gazeta" lajmëroi pezullimin e punës së saj online dhe shtypjen e gazetës, deri në përfundimin e “operacionit të posaçëm” të Rusisë në Ukrainë, term që Moska përdor për pushtimin e Ukrainës.
Kryeredaktori i kësaj gazete, Dmitry Muratov është bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe të vitit të kaluar.
Gazeta, që veçse ka hequr materialet nga ueb-faqja e saj për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke u bazuar në ligjin e ri rus, tha se ka marrë edhe një paralajmërim nga rregullatori i mediave të Rusisë të hënën lidhur me raportimin e saj.
Ky paralajmërim, sipas "Novaya Gazeta", ka bërë që gazeta të pezullojë punën e saj.
Rusia ka shtuar sulmet ndaj medieve të pavarura dhe shoqërisë civile që kur nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt.
Medieve u ndalohet të raportojnë çdo lajm, përveç burimeve zyrtare të qeverisë, me redaktorët dhe mediat që mund të jenë përgjegjës për deri në 15 vjet burg për shkeljen e rregullave të reja