BOTA, 31 Mars 2022, 20:39

Lufta në Ukrainë/ Biden: Putin po izolohet në Rusi, ka pushuar disa nga këshilltarët e tij! SHBA të dyfishojë prodhimin e energjisë së pastër

Lufta në Ukrainë/ Biden: Putin po izolohet në Rusi, ka pushuar

Presidenti amerikan Joe Biden tha këtë të enjte se udhëheqësi rus Vladimir Putin po izolohet në Rusi.

Ai u shpreh se Putin mund të ketë pushuar ose ka vënë në arrest shtëpiak disa nga këshilltarët e tij.

“Ai duket se është i izoluar dhe ka indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë nën arrest shtëpiak disa nga këshilltarët e tij”, u shpreh Biden.

Presidenti amerikan theksoi se lëvizja për energji të pastër do t’i ndihmojë amerikanët të përballen me rritjet e çmimeve të karburantit.

“SHBA duhet të dyfishojë energjinë e pastër”, u shpreh Biden ndërsa shtoi se do të autorizojë mbështetje për zinxhirët e furnizimit për të reduktuar varësinë nga Kina për materiale si litiumi, nikeli dhe grafiti që kanë nevojë për makinat elektrike të ruajtjes së energjisë.