BOTA, 31 Mars 2022, 17:01

Fjala e koduar dhe shpërblim pesë milionë rubla, ja udhëzuesi i Ukrainës për ushtarët rusë që pranojnë të dorëzohen

Fjala e koduar dhe shpërblim pesë milionë rubla, ja

Ukraina ka krijuar një kod në udhëzuesin për trupat ushtarake ruse që duan të dorëzohen dhe të lënë luftën.

Ushtarët rusë thuhet se mund të marrin pesë milionë rubla (54.400 Euro) nëse dorëzohen në Ukrainë.

Madje ushtarët rusë që do të dorëzohen në Ukrainë janë këshilluar që të përdorin fjalën e koduar “milion” si një referencë të dukshme për të marrë shpërblimin financiar që ofrohet për hedhjen e armëve.

Udhëzuesi i hartuar nga Shoqata e Avokatëve të Ukrainës, i quajtur “Si të dorëzohesh saktë” u thotë forcave ruse se duhet “të hedhin armën, të rrinë drejt, të ngrenë duart lart ose një flamur të bardhë dhe të bërtasin me zë të lartë “dorëzohu” dhe fjalën e koduar ‘një milion'”.

Udhëzuesi parashikon kompensimin financiar për trupat rusë që dorëzohen dhe thotë se sendet e tyre me vlerë do të konfiskohen dhe do t’ju kthehen kur ushtari të lirohet në fund të luftës.

Ushtarëve të Kremlinit iu është thënë se do të marrin pesë milionë rubla (54.400 Euro) nga Kievi nëse dorëzohen dhe pranojnë të ndjekin urdhrat e ushtrisë ukrainase.

Atyre iu ofrohet gjithashtu një telefonatë me familjarët e tyre në shtëpi për t’i bërë të ditur se janë të sigurt.