TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa lufta shtatë-mujore e Putinit po shpërbëhet me shpejtësi, ka shenja që rrethi i tij i brendshëm ta shtypë atë me anë të një grushti shteti.
Presidenti rus thuhet se është i tmerruar nga mundësia që ai mund të rrëzohet dhe vritet pasi zhurmat e pakënaqësisë në rritje shfaqen në mesin e elitës ruse.
Ushtria e Putinit ka përjetuar një varg disfatash poshtëruese në fushën e betejës, ndërsa është shtypur edhe nga kundërofensiva ukrainase.
Ushtarët rusë kanë hedhur armët e tyre dhe kanë ikur përballë kësaj kundërofensive, duke braktisur një pjesë të territorit që kishin kapur më parë.
Ukraina ka bërë përparime të konsiderueshme në qytetin Kherson – i vetmi qytet provincial i kapur që nga 24 shkurti që është ende nën kontrollin rus.
Një zyrtar amerikan madje zbuloi se Ukraina mund të rimarrë Krimenë – e aneksuar nga Rusia në 2014 – nëse vazhdon të rimarrë territorin me këtë ritëm mahnitës.
Numri i njerëzve që Putin numëron si ndihmës të afërt dhe këshilltarë të besuar është i vogël dhe përbëhet kryesisht nga aleatë që ai ka patur kur ka qenë oficer i KGB-së.