BOTA, 8 Tetor 2022, 20:20

Ky është drejtuesi që dyshohet se shpërtheu kamionin në urën e Krimesë

Ky është drejtuesi që dyshohet se shpërtheu kamionin në

Një 51-vjeçar dyshohet se është drejtuesi i kamionit me eksploziv që shpërtheu në orët e para të së shtunës Urën e Krimesë.

Media ukrainase Tpyxa raporton se ai quhet Makhir Yusubov dhe punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda  rajonit të Krasnodarit, në lindje të Krimesë.

51 vjeçari ka kontaktuar për herë të fundit me familjen dy ditë më parë.

Me interes është informacioni se udhëtimi për në urë është dashur të zgjasë gjysmë ore, por për arsye të panjohura atij iu deshën gjashtë orë.

Sulmi vrau shoferin dhe një çift në një makinë që lëvizte pranë kamionit. Por deri më tani raportimet për drejtuesin dhe pronarin e mjetit janë konfuze.