TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëntë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një pikë karburanti në County Donegal.
Shpërthimi ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Creeslough. Policia irlandeze njoftoi se 3 viktima u konfirmuan ditën e djeshme, ndërsa të tjerët mëngjesin e së shtunës.
Tetë persona janë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve të marra.
Shpërthimi shkatërroi ndërtesën dhe një pjesë të një pallati.
Shumë automjete të shërbimeve të urgjencës mbetën në vendngjarje gjatë natës, përfshirë zjarrfikëset, policinë irlandeze dhe mbrojtja civile, ndërsa një helikopter i rojes bregdetare transportoi disa nga ata që u plagosën në shpërthim në Spitalin Universitar Letterkenny në Dublin.
kryeministri irlandez Micheál Martin tha se kjo është një “tragjedi dhe se i gjithë kombi është i tronditur nga ajo që ndodhi”.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Applegreen, Joe Barrett, tha se e premtja ishte një “ditë shumë e zezë për Creeslough, për Donegal, për Irlandën”.
“Jemi krejtësisht të tronditur dhe të pikëlluar për atë që ndodhi. Ne kemi punuar me partnerët tanë lokalë në Creeslough që nga viti 2014. Ne po u ofrojmë atyre ndihmë dhe mbështetje në vend në këtë kohë shumë të vështirë”, tha ai.