BOTA, 8 Tetor 2022, 16:43

U hodh “në erë” mëngjesin e sotëm nga forcat ukrainase, rihapet ura e Krimesë

U hodh “në erë” mëngjesin e sotëm nga forcat

Ura e Krimesë, e dëmtuar nga shpërthimi i mëngjesit të sotëm, është rihapur për qarkullimin e mjeteve.

Lajmin e bëri të ditur kreu i administratës rajonale të emëruar nga Rusia në Krime, Sergei Aksyonov, i cili theksoi se ura tani është rihapur për qarkullimin e mjeteve.

“Lëvizja e automjeteve përgjatë urës së Krimesë ka filluar. Për momentin qarkullimi është i hapur për makina dhe autobusë me procedurë të plotë kontrolli”, u shpreh ai në një deklaratë.

“Ne u kërkojmë shoferëve të kamionëve të planifikojnë rrugën e tyre duke përdorur vendkalimin e tragetit Kerch. Dy orë më vonë, trageti Kerch-2 fillon të lundrojë përtej ngushticës”, shtoi Aksyonov.

Kujtojmë se Ministria e Transportit të Rusisë tha se trafiku rrugor do të rifillojë së shpejti në korsitë e padëmtuara të urës së Krimesë, e cila u dëmtua nga një shpërthim mëngjesin e sotëm.