TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 12 persona kanë vdekur pas shpërthimi të zjarrit në një autobus në qytetin Nashik në shtetin Maharashtra të Indisë, sipas policisë. Më shumë se 30 persona janë plagosur, të cilët po marrim trajtim në spital.
Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë kritike.
Sipas mediave lokale, autobusi u përplas me një cisternë që mbante karburant, duke shpërthyer në flakë.
Kryeministri Narendra Modi i shprehu ngushëllimet në Twitter familjeve të viktimave , duke shtuar se secila prej tyre do të merrte 200,000 rupi (2,400 dollarë), ndërsa të plagosurit do të merrnin nga 50,000 rupi secili.