BOTA, 13 Shkurt 2022, 14:23

Kulmi i tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, ushtari ukrainas thyen frikën, kërcen nën ritmet e Michael Jackson nga fronti i betejës

Kulmi i tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, ushtari ukrainas thyen

Një video e filmuar në frontin e betejës në Lindje të Ukrainës nga një ushtar po bën xhiron e botës.

Ndërkohë që SHBA dhe BE flasin për një sulm të shpejtë nga Rusia ndaj Ukrainës, ky ushtar shfaqet duke kërcyer për të çdramatizuar situatën e luftës.

Ai ka zgjedhur një këngë të mbretit të muzikës pop Michael Jackson.

Videoja është postuar masivisht në rrjetet sociale nga qytetarët e Ukrainës si një përgjigje për panikun që ka zënë kancelaritë perëndimore të cilat i kanë kërkuar qytetarëve të tyre të lënë në mënyrë të shpejtë Ukrainën.