TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, shprehet se ka zhvilluar një bisedë me sekretarin e Antony Blinken lidhur me situatën në Ukrainë.
Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se e ka vendosur në dijeni sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për sulmin e planifikuar nga Rusia në Ukrainë.
Sipas saj, Rusia duhet që të tërhiqet sa më parë nga kërcënimet për të pushtuar Ukrainën dhe të bashkëpunojë me NATO-n për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
Postimi në Twitter i Liz Truss:
Bisedova sot me Sekretarin e DASH, Antony Blinken për shqetësimet se Rusia mund të nisë një agresion ushtarak kundër Ukrainës në ditët në vijim. Ne jemi dakord që të vendosen sanksione të ashpra ndaj Rusisë nëse ndërmerr një akt të tillë. Rusia duhet të tërhiqet nga këërcënimet e saj dhe të angazhohet me propozimet e NATO-s.