BOTA, 12 Shkurt 2022, 22:42

Rusia përgatitet për pushtim, Franca këshillon qytetarët: Mos udhëtoni në Ukrainë!

Rusia përgatitet për pushtim, Franca këshillon qytetarët:

Franca i ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa konflikti me Rusinë po përshkallëzohet.

“Në kontekstin e tensioneve të krijuara nga përqendrimi i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës, rekomandohet që të jemi tepër vigjilentë”, tha ministria e Jashtme franceze..

“Këshillohet që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Ukrainë”, tha ministria, duke shtuar se këto rekomandime do të vazhdojnë të përditësohen sipas informacioneve.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu foli me presidentin rus Vladimir Putin të shtunën, por nuk u prodhua asnjë marrëveshje apo siguri për tërheqje nga pala ruse.