TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Bashkimi Europian nuk do të tërhiqet nga Ukraina, as trupi diplomatik”. Kështu është shprehur zyrtari i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.
Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se shtetet anëtare të BE-së po koordinojnë veprimet e tyre në funksion të uljes së tensionit në Ukrainë.
“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare po koordinojnë veprimet e tyre në funksion të kërcënimeve aktuale ndaj Ukrainës. Misionet tona diplomatike nuk po mbyllen. Ata mbeten në Kiev dhe vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve të BE-së dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase. Kujtojmë se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje” – tha Borrell.