TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmjen e sotme në orën 22:00, kryetarët e komunave italiane do të fikin për pak minuta prozhektorët që ndriçojnë monumentet dhe ndërtesat publike të qyteteve të tyre. Në këtë mënyrë ata duan të protestojnë, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë.
Kryetari i Firences, Dario Nardella, shpjegoi se “në qytetin e tij, kjo rritje parashikohet të shkaktojë shpenzime shtesë me 10 milionë euro. Që do të thotë se për të paguar këtë shumë, ndoshta do të duhet të reduktohet mbështetja sociale që u jepet kategorive në nevojë të qytetarëve”.
Kryekomunarët italianë kërkojnë ndihmë urgjente nga qeveria e Mario Draghit, e cila po përgatitet të prezantojë masa të reja në ndihmë të qytetarëve, bizneseve, por edhe pushtetit vendor. /abcnews.al