TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“The Tinder Swindler”, Mashtruesi i Tinderit, është dokumentari që po ndiqet në mënyrë masive në Netflix në mbarë globin.
Në dokumentar tregohet historia e Simon Leviev (Shimon Hayut), një izraelit që ndryshoi identitetin dhe mashtronte vajzat në aplikacionin Tinder, duke u hequr si djali i një multimiliarderi, mbretit të diamanteve.
Leviev i takonte vajzat që kishte njohur në Tinder, duke i çuar në hotele luksoze, udhëtime të shtrenja me avionë privat, makina të markave më luksoze dhe festa "të çmendura". Pasi i kishte joshur dhe mbushur mendjen se vinte nga një familje miliarderësh, Simon shpikte një histori sikur jeta e tij rrezikohej dhe nuk mund të përdorte kartat e tij të kreditit, duke u kërkuar borxh vajzave, shifra të jashtëzakonshme monetare, sigurisht duke mos ua kthyer kurrë.
Simon kishte ndërtuar një piramidë mashtrimi, ku paratë e njërës prej vajzave shpenzoheshin tek tjetra dhe kështu me rradhë.
Mendohet se mashtruesi i Tinderit, ka përvetësuar deri në 10 milionë dollarë me skemën e tij.
Ai u dënua me 15 muaj burg, por u lirua pas pesë muajsh.
Disa prej vajzava, viktima të mashtruesit të Tinder, e kanë rrëfyer historinë e tyre, në dokumentarin e Netflix.
Që prej publikimit të dokumentarit, që ka arritur shifra rekord audience, Simon ka fshire llogarinë e tij në Instagram dhe ka premtuar se do të tregojë anën e tij të kësaj historie.
Ndërkohë Tinder e ka ndaluar përgjithmonë pjesëmarrjen e tij në këtë aplikacion.