TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, po viziton Moskën, për një takim me homologun e saj rus, Sergei Lavrov.
Vizita e sekretares së Jashtme në Rusi, vjen në një periudhë delikate dhe një situatë të tensionuar, pas grumbullimit të trupave ruse në afërsi të Ukrainës.
Ja çfarë shkruan Sekretarja e Jashtme:"Në Moskë për t’u takuar me ministrin e Jashtëm, Lavrov dhe për të bërë të qartë, që Rusia duhet menjëherë të tërheqë trupat e saj dhe të respektojë sovranitetin e Ukrainës, ose do të përballet me pasoja të mëdha”.
“Çdo inkursion do të ishte një gabim i madh. Diplomacia është rruga e vetme përpara dhe Rusia duhet ta ndjekë atë rrugë”, deklaroi ajo.
Vizita e Truss vjen vetëm një ditë pasi presidenti Emmanuel Macron u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Rusia ka thënë se nuk ka plane për ta pushtuar Ukrainën, por ka kërkuar garanci që NATO nuk do ta pranojë kurrë Ukrainën dhe që aleanca ushtarake të ndalojë zgjerimin drejt lindjes.