TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Papa Françesku ka reaguar lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai është shprehur besimplotë se ato mund të tejkalohen përmes dialogut.
“Le t’i lutemi Zotit të paqes në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të kapërcehen përmes një dialogu serioz”, tha Papa, duke iu referuar edhe negociatave që përfshijnë Rusinë, Ukrainën, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.
“Dhe të mos harrojmë, lufta është çmenduri”, thekson Papa.
Rusia vlerësohet të ketë grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa ushtareke pranë kufirit të saj me Ukrainën, por Moska nuk i ka pranuar akuzat perëndimore se po planifikon një sulm ndaj fqinjit të saj.