BOTA, 10 Shkurt 2022, 11:17

Ndahet nga jeta ish-eurodeputeti Eduard Kukan

Ndahet nga jeta ish-eurodeputeti Eduard Kukan
Eduard Kukan

Është ndarë nga jeta ish-eurodeputeti Eduard Kukan. 

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Sllovakisë, e cila thotë se ai u nda nga jeta sot në moshën 82-vjeçare.

“Ka ndërruar jetë sot ish- ministri i Jashtëm i Sllovakisë Eduard Kukan. Duke shërbyer në kohë të vështira, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm Sllovak.

Vendimet e tij vendimtare na mundësuan anëtarësimin tonë në BE dhe NATO. Pa të historia e Sllovakisë mund të kishte qenë dukshëm e ndryshme. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme sllovake.