TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanadaja do të dërgojë armë në Ukrainë, ndërsa do ti japë vendit 347 milionë euro në formën e huasë, sipas një njoftimi të kryeministrit të vendit. Kjo është hera e parë që Kanadaja ka njoftuar se do të dërgojë pajisje dhe municione ushtarake në Ukrainë.
“Qëllimi është të parandalojmë Rusinë që të vazhdojë ofensivën e saj kundër Ukrainës,” tha kryeministri kanadez në një konferencë për shtyp.
Deri në fund të janarit, Kanadaja i kishte dhënë 120 milionë dollarë në formën e huasë Ukrainës për të mbështetur ekonominë e vendit.
Qeveritë perëndimore dhe Moska diskutuan të hënën për një zgjidhje të mundshme diplomatike për të parandaluar kërcënimin e një lufte ruso-ukrainase, me Shtetet e Bashkuara që thonë se presidenti rus Vladimir Putin ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar.