BOTA, 14 Shkurt 2022, 20:03

“Zelensky t’i tregojë popullit të vërtetën, situata është serioze”/ Ish-kryeministri i Ukrainës: Nëse Putini do të hapë luftë, do të mbahet mend si Adolf Hitler

“Zelensky t’i tregojë popullit të vërtetën,

Ish-kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka folur lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një intervistë për mediat ai ka deklaruar se zgjidhja diplomatike varet nga presidentit Vladimir Putin. Ai shtoi se nëse Putin dëshiron vërtet të bëjë një luftë, duhet ta kuptojë se ai do të mbahet mend si Adolf Hitler.

Ish-kryeministri gjithashtu theksoi se qytetarët në Ukrainë janë të shqetësuar nga ajo që mund të ndodhë. Tashmë Ukraina është një gjendje lufte dhe vendi duhet të luftojë.

“Këtë e kemi  bërë në 2013 dhe jemi gati ta bëjmë edhe në 2022”, ka thënë më tej ai.

I pyetur lidhur me qëndrimin e presidentit Volodymyr Zelensky, ai shtoi: “Situata është shumë serioze dhe e rrezikshme dhe presidenti aktual duhet t’i drejtohet popullit ukrainas në mënyrë të hapur dhe të vërtetë”.

Lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Yatsenyuk thotë se i vetmi kompromis që Putin do të pranojë është kapitullimi i Ukrainës.