BOTA, 15 Shkurt 2022, 13:50

NATO: Tërheqja e trupave ruse nuk tregon shenja të uljes së tensioneve

NATO: Tërheqja e trupave ruse nuk tregon shenja të uljes së

Pavarësisht se Rusia ka tërhequr një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën, një pjesë  e mirë e tyre do të mbeten atje të paktën deri në 20 shkurt.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se stërvitja e forcave të ushtrisë ruse me ato bjelloruse do të vijojnë deri në këtë datë, edhe pse disa regjimente kanë përfunduar sipas tij stërvitjen dhe tashmë janë duke u larguar nga kufiri ukrainas.

Pas veprimit të Moskës, ka reaguar Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili tha  përpara gazetarëve në Bruksel, se tërheqja e një pjesë të trupave ruse nuk tregon shenja të uljes së tensioneve deri më tani.

Por sipas tij, sinjalet nga Moska për rritjen e përpjekjeve diplomatike tregojnë se ka shpresë për optimizëm.