TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Babai i dy fëmijëve dhe gjyshi i një nipi është një nga emigrantët grekë që u vra nga ushtarët ukrainas pranë kufirit me Rusinë dhe Donjeckun e kontrolluar nga rusisht-folësit.
Presidentja e komuniteteve greke në Ukrainë, Alexandra Protsenko u shpreh për Protothema se ushtarët ukrainas ishin nën ndikimin e alkoolit dhe tani po mbahen në paraburgim.
“Ata duhet të kenë konsumuar shumë vodka, por pse qëlluan dhe çfarë ndodhi saktësisht, ne ende nuk e dimë,” tha Protsenko.
Kujtohet se dy emigrantë grekë në Ukrainë janë vrarë nga ushtarët e ushtrisë ukrainase.
Sipas Ministrisë së Jashtme, përveç vdekjes së papritur të dy emigrantëve, dy grekë të tjerë u plagosën rëndë në fshatin Granitne.
Autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë me emigrantët për një arsye të parëndësishme.
Sipas raportimeve, përleshja shpërtheu për hyrjen në banjat në zonë, ku ushtarët qëlluan mërgimtarët grekë.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme
Shprehim dhimbjen tonë më të thellë për vdekjen e papritur të dy mërgimtarëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitne, i cili ndodhet afër linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore.
Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.
Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë për një arsye të parëndësishme me mërgimtarët e mësipërm.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.