TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 30 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave me pasagjerë afër Mynihut, ka njoftuar policia gjermane.
Sipas zyrtarëve policorë, dy trenat janë përplasur në orët e pasdites më 14 shkurt, afër stacionit Ebenhausen-Schäftlarn, në jugperëndim të Mynihut.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ka thënë një zëdhënës i policisë, duke njoftuar se hetimet janë duke vazhduar ende.
Operatori i hekurudhave, Deutsche Bahn, ka njoftuar në Twitter se ka “objekte në binarë” në zonën e aksidentit. Linja është mbyllur dhe në vendin e aksidentit janë dërguar autobusë.