TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
Antonio Guterres bëri të ditur se ka udhëzuar shefin e sektorit të ndihmës humanitare në OKB Martin Griffiths “të eksplorojë me palët e përfshira” mundësinë e një armëpushimi humanitar në Ukrainë.
Ndërsa bëri apel që armëpushimi të vendoset menjëherë, Guterres shtoi se marrëveshja duhet të zbatohet “për të lejuar ecjen përpara në negociatat serioze politike, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje paqeje”.