BOTA, 28 Mars 2022, 18:43

Bosët e Oscar mbajnë mbledhje urgjente në Zoom, diskutohet nëse aktorit Will Smith i duhet hequr çmimi

Bosët e Oscar mbajnë mbledhje urgjente në Zoom, diskutohet

Akademia e Çmimeve Oscar ka mbajtur një mbledhje urgjente në Zoom, ku është diskutuar nëse aktorit Will Smith, i duhet hequr çmimi si aktori më i mirë, pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock. 

Ngjarja shkaktoi një furtunë në mbarë botën dhe "paralizoi" të ftuarit në natën a ndarjes së çmimeve Oscar, duke krijuar një situatë të nderë në sallë. 

Aktori Will Smith, u çua nga vendi dhe goditi komedianin, i cili kishte bërë një shaka për gruan e tij, duke iu referuar kokës së saj të qethur. Kjo çështje ishte veçanërisht sensitive për Smith, sepse gruaja e tij vuan nga sëmundja autoimune, alopecia, që shkakton rënien e flokëve. 

Bosët e Oscar, thuhet se janë të ndarë për vendimin që duhet marrë për aktorin. 

Që prej mbrëmjes së djeshme, ka patur shumë thirrje që aktorit Will Smith, ti hiqet çmimi si aktori më i mirë dhe se Akademia nuk duhet të pranojë apo qoftë edhe të duket sikur e pranon dhunën, në çdo formë që ajo manifestohet.