BOTA, 14 Prill 2022, 15:36

Kremlini: Ky është kushti ynë që të mund të realizohet një takim Putin-Zelensky

Kremlini: Ky është kushti ynë që të mund të

Kremlini ka deklaruar sot se kushti për një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, është që të jetë gati dokumenti që duhet të firmosin dy liderët.

Në konferencën ditore për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë informacionet se presidenti rus kishte refuzuar që të takohej me homologun e tij ukrainas.

Peskov tha se, presidenti Putin nuk ka refuzuar kurrë një mbledhje të tillë, por ka kërkuar që paraprakisht të përgatiten kushtet për të. Më konkretisht teksti i dokumentit.