BOTA, 13 Prill 2022, 17:17

FOTO/ Nuk përfundojnë telashet për Abramoviçin, Franca i sekuestron vilën me vlerë 90 mln paund

FOTO/ Nuk përfundojnë telashet për Abramoviçin, Franca i

Autoritetet franceze kanë sekuestruar vilën e Roman Abramoviçit në jug të Francës, e cila dikur i përkiste Dukës dhe Dukeshës së Uindsorit, si pjesë e sanksioneve kundër oligarkëve rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës, raportoi të mërkurën Daily Mail.

Château de la Croë është e vendosur në një nga pjesët më prestigjioze të Rivierës franceze – the Cap d’Antibes – dhe agjentët e shitjes thonë se vlera e saj arrin rreth 90 milionë paund.

E ndërtuar më 1926, vila elegante ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe është e vendosur në 12 hektarë zonë pyjore dhe lëndina luksoze vetëm disa metra nga Deti Mesdhe.

FOTO/ Nuk përfundojnë telashet për Abramoviçin, Franca i

Abramovichi shpenzoi rreth 30 milionë paund për restaurimin e Château de la Croë, pasi e bleu atë më 2001, duke ndërtuar një pishinë 15 metra në çati dhe duke futur një palestër të madhe dhe një kinema shtëpiake në bodrum.

Por, përpara se ai të transferohej, prona u përdor si një shtëpi pushimi nga ish-mbreti i Anglisë Eduard VIII dhe Duka e Dukesha e Uindsorit.

Uinston Çurçilli, kryeministri i famshëm që drejtoi suksesshëm fitoren e Britanisë në Luftën e Dytë Botërore, festoi 40-vjetorin e martesës në këtë vilë.

Sekuestrimi i vilës erdhi si pjesë e një operacioni të madh, i cili ka parë konfiskimin dhe ngrirjen e 20 miliardë paund: para, prona dhe asete të tjera të oligarkëve rusë.

FOTO/ Nuk përfundojnë telashet për Abramoviçin, Franca i