BOTA, 13 Prill 2022, 22:41

Trudeau i bashkohet Biden: Ajo që po ndodh në Ukrainë është gjenocid

Trudeau i bashkohet Biden: Ajo që po ndodh në Ukrainë

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha sot se është e korrekte të thuhet se ajo që po ndodh në Ukrainë është “gjenocid”.

Pasi presidenti amerikan Joe Biden i quajti veprimet e Rusisë në Ukrainë një “gjenocid” dje, Trudeau ndoqi sot të njëjtën gjuhë ndërsa fliste për gazetarët në Quebec.

“Mendoj se është absolutisht e drejtë që gjithnjë e më shumë njerëz flasin dhe përdorin fjalën gjenocid në lidhje me atë që po bën Rusia, çfarë ka bërë Vladimir Putini. E kemi parë këtë dëshirë për të sulmuar civilët, për të përdorur dhunën seksuale si armë lufte…Kjo është krejtësisht e papranueshme.”

Trudeau, së bashku me Biden, është një nga liderët e parë botërorë që përdori termin “gjenocid” kur përshkruan pushtimin rus të Ukrainës.