BOTA, 14 Prill 2022, 13:20

Trump mbështet Biden: Ajo që po bën Rusia në Ukrainë është gjenocid

Trump mbështet Biden: Ajo që po bën Rusia në Ukrainë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ajo që po bën Rusia në Ukrainë është gjenocid.

Trump është pajtuar në këtë aspekt me presidentin amerikan Joe Biden, i cili e ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për gjenocid në Ukrainë.

Trump në një intervistë të mërkurën për “Fox News”, gjatë të cilës tregoi se mund të kandidonte për president të SHBA-së, po ashtu e përdori termin gjenocid.

“Të shohim ngjarjet në Ukrainë – është gjenocid”, tha Trump, pasi e kritikoi Bidenin për inflacion të lartë.

Trump e ka përsëritur se Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën po të ishte ende president.