TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

CNN raporton se është arrestuar autori i dyshuar i sulmit të të martës në metronë e Nju Jorkut, ku u plagosën 23 persona, 10 prej të cilëve me armë zjarri.
Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë 62-vjeçari Frank R. James, i cili u arrestua në Manhatan, teksa nuk janë vënë ende në dispozicion detaje të mëtejshme nga policia amerikane.
Policia kishte njoftuar të martën pasdite se po përpiqej të gjente personin, i cili besohej se kishte marrë me qira një furgon që ndoshta kishte lidhje me kryerjen e sulmit. Të mërkurën në mëngjes, autoritetet e Nju Jorkut thanë se ai ishte i dyshuar për vetë sulmin.
Autoritetet po analizonin video në media sociale, në të cilat 62-vjeçari kritikonte Shtetet e Bashkuara duke e quajtur një vend racist dhe të mbushur me dhunë dhe shante kryetarin e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams.