TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia kritikoi sot një listë të Ministrisë së Jashtme ruse që akuzon politikanët perëndimorë për retorikë anti-ruse, duke e quajtur atë një marifet “propagandues”.
Lista, e publikuar javën e kaluar në faqen e internetit të ministrisë, përmban ato që ajo i quan shembuj të “gjuhës së urrejtjes” dhe “deklaratave rusofobe” të bëra që nga viti 2014 – viti kur Rusia sfidoi ligjin ndërkombëtar dhe aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës.
Lista përfshin zyrtarë të lartë italianë, si presidenti Sergio Mattarella dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani.
Tajani thirri sot ambasadorin rus për të kundërshtuar zyrtarisht përfshirjen e Mattarella dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
“Roma këmbëngul në respekt të ndërsjellë në marrëdhëniet dypalëshe dhe thekson se dënimi i agresionit të papranueshëm rus kundër Ukrainës nga Italia nuk ishte drejtuar kurrë kundër popullit rus”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme italiane.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se lista e deklaratave nga udhëheqës të vendeve të ndryshme perëndimore, të publikuar nga Ministria e Jashtme ruse, nuk ishte asgjë më shumë se një fushatë tjetër propagandistike.
Sipas Melonit, qëllimi i listës ruse është të largojë vëmendjen nga lufta e Moskës në Ukrainë, një vepër penale, e njohur nga unioni ndërkombëtar dhe e dënuar që nga fillimi.
Tensionet midis Romës dhe Moskës kanë mbetur të larta që kur presidenti rus, Vladimir Putin nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Lista ruse përmbante gjithashtu deklarata që u atribuohen udhëheqësve perëndimorë, përfshirë kancelarin gjerman, Friedrich Merz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.