BOTA, 23 Nëntor 2022, 22:24

“Kemi besim te ofensiva jonë”, Kremlini reagon pas sulmeve të fundit në Ukrainë: Suksesi i "operacionit special" nuk është vendosur në dyshim

“Kemi besim te ofensiva jonë”, Kremlini reagon pas sulmeve

Kremlini ka deklaruar ditën e sotme pas zhvillimeve të fundit nëfushëbetejë se vijon të ketë besim në “suksesin” e ofensivës që ka nisur që bë shkurt të këtij viti në Ukrainë.

“E ardhmja dhe suksesi i operacionit special nuk janë vendosur kurrë në dyshim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një vizite në Armeni, duke përdorur termin zyrtar të Moskës për të përshkruar sulmin e Rusisë, raporton Agence France-Presse.

Ai foli me gazetarët ndërsa nuk reagoi pwr shpalljen e Rusisw si shtet qw sponsorizon terrorizmin nga Kwshilli Evropian mw herwt ditwn e sotme. Megjithatw zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova më herët gjatë ditës shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram: Unë propozoj përcaktimin e Parlamentit Europian si sponsor të idiotizmit”.