BOTA, 23 Nëntor 2022, 11:14

Izrael/ Shpërthime në stacionet e autobusit në Jerusalem, një i vdekur e 14 të lënduar

Izrael/ Shpërthime në stacionet e autobusit në Jerusalem,

Një person ka vdekur dhe 14 janë lënduar në dy shpërthime që shënjestruan stacionet e autobusit në Jerusalem, raporton BBC.

Shpërthimi i parë ndodhi nga një pajisje që ishte lënë në stacion në periferi të qytetit. Si pasojë 11 persona mbetën të plagosur, një prej të cilëve ndërroi jetë në spital.

Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në afërsi të një tjetër stacioni të autobusit në një anë tjetër të qytetit. Këtu mbeten disa persona të plagosur.

Ende nuk dihet se kush është shkaku i këtyre ngjarjeve.