BOTA, 23 Nëntor 2022, 15:49

Shkon në 271 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi, 40 rezultojnë të zhdukur

Shkon në 271 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi, 40

Ka shkuar në 271 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi ndërsa 40 rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve indoneziane, puna e ekipeve të shpëtimit është vështirësuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe pasgoditjeve.

Banorët kanë mbetur të bllokuar pa ujë dhe energji elektrike dhe disa janë të detyruar të flenë pranë viktimave.Më shumë se 58,000 njerëz janë zhvendosur nga tërmeti, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Qeveria po ofron ushqim dhe tenda për të prekurit, por nevojat janë të shumta. Ndërkohë banorët e Sianjurit kanë nisur varrosjen e të afërmve.