TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.0 magnitudë, goditi sot provincën Duzce në pjesën perëndimore të Turqisë.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë e ditur se një person vdiq nga arresti kardiak dhe të paktën 50 persona janë lënduar, shumica prej tyre pësuan lëndime derisa tentuan të kërcejnë nga tarracat apo dritaret e pronave të tyre.
Epiqendra e tërmeti ishte në një thellësi prej dhjetëra kilometra rreth 170 kilometra në lindje të Stambollit, qytetit më të madh në Turqi.
“Kemi 35 të lënduar, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike”, tha fillimisht ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koca.
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soilu, ka thënë se nuk do të duhej të kishte shumë viktima apo dëme materiale në vendet që janë goditur më së shumti nga tërmeti. Ai tha se janë regjistruar 70 tërmete tjera ku gjashtë prej tyre ishin prej 4.0 magnitudë.
Ndërkaq në rrjetet sociale janë publikuar pamjet kur ka ndodhur tërmeti dhe reagimet e qytetarëve.