BOTA, 7 Shkurt 2026, 22:55

Japoni/ Të paktën 45 të vdekur për shkak të reshjeve të dendura të dëborës

Japoni/ Të paktën 45 të vdekur për shkak të reshjeve

Reshjet e dendura të borës në të gjithë Japoninë që nga 20 janari kanë shkaktuar të paktën 45 të vdekur dhe 500 të plagosur në të gjithë vendin, sipas “Euronews”.

Japonia po përgatitet për reshje të dendura bore gjatë fundjavës, ndërsa Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive e Japonisë raportoi të paktën 45 vdekje dhe mbi 500 të plagosur për shkak të borës, që nga 20 janari.

Rajoni veriperëndimor i Prefekturës Nigata regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve me 17 persona dhe mbi 170 të plagosur.

Reshje të dendura të borës u regjistruan në Aomori dhe Wakanai, ku shumë automjete kanë mbetur të bllokuara.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për reshje të mëtejshme të borës, gjatë fundjavës, në rajonet bregdetare perëndimore dhe veriore.

Agjencia u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë për pezullimet e trafikut dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj ortekëve.

Paralajmërimi vjen ndërsa Japonia përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.