TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dronët ukrainas me rreze të gjatë goditën këtë mëngjes fabrikën e kimikateve “Redkino” në rajonin Tver.
Fabrika ndodhet në një distancë prej rreth 139 kilometrave në veriperëndim të Moskës.
Fabrika prodhon kimikate të specializuara, përfshirë aditivë për karburant dhe reagjentë për aviacionin, hapësirën ajrore dhe raketat e forcave të armatosura të Rusisë.
Ndërkohë, Rusia ka organizuar sulme anembanë shtetit ukrainas duke synuar infrastrukturën energjetike.
Ministri ukrainas i Energjetikës, Denys Shmyhal deklaroi se forcat ruse kanë synuar nënstacionet me tension të lartë prej 750 kilovolt dhe linjat e transmetimit prej 330 kilovolt, të cilat përbëjnë kornizën kryesore të rrjetit energjetik ukrainas.
Janë goditur gjithashtu edhe objektet prodhuese, përfshirë termocentralet Burshtin dhe Dobrotvir në Ukrainën Perëndimore.
DTEK, kompania më e madhe private energjetike e Ukrainës, raportoi se pajisjet në termocentralet e saj pësuan "dëme të konsiderueshme". Kompania e quajti këtë sulm si të 220-in që nga fillimi i pushtimit të plotë rus.
Ukrainian long-range drones struck the Redkino Chemical Plant in the Tver region this morning. It’s located 139 km northwest of Moscow.
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 7, 2026
The plant produces specialized chemicals, including fuel additives and reagents for aviation, aerospace and missile of Russia’s armed forces. pic.twitter.com/pVnJ3uTRsw