TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Kemi nevojë për ushtarë! Së bashku mundëm Hitlerin, njësoj do ta mposhtim edhe Putinin”. Kjo është thirrja e Ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba disa ditë më parë.
Disa shtete kanë lejuar dërgimin e ushtarëve të tyre në ndihmë të Ukrainës. Në mesin e tyre, janë edhe shumë veteranë të ushtrisë amerikane.
Media amerikane “New York Times” i ka kushtuar një artikull grupeve veterane në SHBA të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shkuar e për të luftuar në Ukrainë.
Sipas saj, grupe të vogla veteranësh ushtarakë po mblidhen dhe po rregullojnë pasaportat për të udhëtuar drejt Ukrainës. Ata janë të uritur për atë që e shohin si një luftë të drejtë për të mbrojtur lirinë kundër një agresori autokratik me një ushtri konvencionale.
Hektor shërbeu në dy misione të dhunshme në Irak si marins amerikan, ku pas rikthimit në SHBA, doli në pension. Gjithashtu atij iu ofrua një punë në administratën civile, duke menduar se e kishte përfunduar shërbimin e tij ushtarak. Por të premten, ai hipi në një aeroplan për një mision tjetër, këtë herë si vullnetar në Ukrainë. Ai mori me vete disa çanta të mbushura pajisje të ndryshme ushtarake, jo armë pasi nuk janë të lejuara.
Ai është një veteranët amerikanë që thonë se tani po përgatiten t’i bashkohen luftës në Ukrainë, i inkurajuar nga ftesa e presidentit të vendit, Volodymyr Zelenskyy, i cili javën e kaluar njoftoi se po krijonte një “legjion ndërkombëtar” dhe u kërkoi vullnetarëve nga e gjithë bota për të ndihmuar në mbrojtjen e kombit të tij kundër Rusisë.
Hektori tha se shpresonte të kalonte kufirin për të trajnuar ukrainasit në ekspertizën e tij: automjete të blinduara dhe armë të rënda.