TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zhvilloi një takim me Presidenten dhe kryeministren e Moldavisë, në mes të frikës nga një pushtim i mundshëm nga Rusia.
Gjatë takimit me kryeministren Natalia Gavrilita dhe Presidenten Maia Sandu, Blinken thotë se SHBA do të përgjigjet me të njëjtën mënyrë si në Ukrainë, nëse Rusia vendos të pushtojë shtetet e tjera.
“Ju e keni parë përgjigjen globale që ne kemi mobilizuar kundër agresionit të Rusisë, kurdo dhe kudo që mund të shfaqet ai agresion, ne do të bëjmë të njëjtën gjë.”
Sekretari Blinken beri thirrje për unitet, por moldavët duan garanci të forta për sigurinë e tyre. Javën e kaluar, disa ditë pas pushtimit të Rusisë, ata aplikuan për anëtarësim në BE.
Ai tha gjithashtu se do të kërkonte fonde për të ndihmuar Moldavinë të kujdeset për refugjatët ukrainas që ka pranuar.