BOTA, 6 Mars 2022, 18:40

Zelensky telefonon Draghin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Zelensky telefonon Draghin për anëtarësimin e Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka komunikuar mbrëmjen e së dielës me kryeministrin italian Mario Draghi, ku ka diskutuar për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësimin sa më parë të vendit të tij në Bashkimin Europian.

Përmes një njoftimi në Twitter, Zelenski thekson se anëtarësi i Ukrainës në BE dhe krimet e Rusisë kundër njerëzimit kanë qenë dy pikat kryesore të bisedës.

"Diskutova me Kryeministrin italianb Mario Draghi kursin e përballjes së agresionit. Të informuar për krimet e Rusisë kundër civilëve, për terrorizmin bërthamor. Ngrita çështjen e mbështetjes për Ukrainën dhe shqyrtimin e aplikimit tonë për anëtarësim në BE. Ndaloni Rusinë", shkruan presidenti ukrainas.

Zelensky telefonon Draghin për anëtarësimin e Ukrainës

 

Më herët Zelensky ka telefonuar presidentin e Francës Emanuel Macron dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.