TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar ka njoftuar se Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të vizitojë vendin nëse Franca nuk heq dorë nga njohja e shtetit palestinez.
Ministri i tha diplomatit francez Jean-Noël Barrot në telefon se “nuk ka vend” për një vizitë “për sa kohë që Franca vazhdon në iniciativën dhe përpjekjet e saj që dëmtojnë interesat kombëtare dhe të sigurisë së Izraelit”.
Parisi duhet të “rishqyrtojë iniciativën e tij” për të njohur një shtet palestinez deri në fund të muajit, pasi një veprim i tillë do të dëmtonte gjithashtu stabilitetin rajonal.