BOTA, 4 Shtator 2025, 13:16

VIDEO/ Pamjet tronditëse të aksidentit të tramvajit me 17 viktima, ja dyshimi kryesor për shkakun e aksidentit! Pezullohen linjat e tjera

VIDEO/ Pamjet tronditëse të aksidentit të tramvajit me 17

Këshilli i Qytetit të Lisbonës ka pezulluar tre linja të tjera të tramvajeve në qytet, ndërsa kryhen inspektime intensive pas aksidentit tragjik me të paktën 17 të vdekur, kanë konfirmuar zyrtarët portugezë.

Në një konferencë për shtyp, drejtoresha e Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Lisbonës, Margarida Castro Martins, tha se funksionimi i ashensorëve Bica dhe Lavra, si dhe i linjës (funikularit) Graça, është pezulluar.

Gjithashtu autoritett kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes, ku dyshimi kryesor mbetet te këputja e kabllove lidhëse.

Pamje tronditëse janë publikuar pas këtij aksidenti tragjik, me tramvajin e copëtuar tërësisht, njerëz që ulërijnë, renë e tymit, shkatërrimet dhe grupet e shpëtimit që nxitojnë bashkë me qytetarët për të shpëtuar të mbijetuarit dhe dhënë ndihmën e parë.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një teleferik doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Më shumë se 20 të tjerë u plagosën, përfshirë katër portugezë, dy gjermanë dhe dy spanjollë – autoritetet thonë se një fëmijë tre vjeç u plagos gjithashtu. Edhe kombësia e viktimave është e ndryshme, si më sipër, informon BBC.

Policia thotë se është duke bashkëpunuar me kompaninë që drejton linjën e tramvajit “Gloria”, e cila është e njohur për turistët, për të përcaktuar saktësisht se kush ishte në bord dhe çfarë e shkaktoi rrëzimin.

Raportet e mediave lokale sugjerojnë se një kabllo është shkëputur përgjatë rrugës hekurudhore, duke bërë që ajo të humbasë kontrollin – po mbahet një ditë zie kombëtare.

Një banore dëshmitare tha se ishte në shtëpi në kohën e incidentit dhe dëgjoi një “shpërthim të madh”, duke shtuar:

“Mendova se ishte punë ndërtimi, pastaj pashë shumë ambulanca”, tregoi ajo.