TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka deklaruar ditën e sotme në takim e "Aleancës së Vullnetit" se Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë për të mbikëqyrur një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.
Meloni në deklaratën e saj përsëriti propozimin për një mekanizëm mbrojtës të sigurisë kolektive të frymëzuar nga Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit, si një element kyç i komponentit politik të garancive të sigurisë për Ukrainën.
Kryeministrja konfirmoi gjithashtu gatishmërinë e saj për të mbështetur një armëpushim të mundshëm me iniciativa monitorimi dhe trajnimi jashtë kufijve të Ukrainës.