BOTA, 13 Qershor 2025, 18:27

Izraeli nis një valë të re sulmesh mbi Iran: Po godasim lançuesit e raketave dhe infrastrukturën

Izraeli nis një valë të re sulmesh mbi Iran: Po godasim

Duket se Izraeli ka nisur sërish sulme të reja mbi Iran. 

Lajmi raportohet nga BBC, duke bërë me dije se ka pasur shpërthime të reja në të gjithë Iranin.

Forcat Ajrore Izraelite në një postim në “X” njoftojnë se po vazhdojnë “të sulmojnë lançuesit e raketave dhe infrastrukturën” në Iran.

Videot që qarkullojnë në internet dhe në disa media iraniane tregojnë se Teherani është shënjestruar për herë të dytë sot.

Ka pasur gjithashtu qytetarë që thonë se kanë dëgjuar shpërthime në Teheranin perëndimor, si dhe në pjesë të tjera të qytetit.

Ndërkohë, televizioni shtetëror nuk ka raportuar për videot e reja që kanë qarkulluar dhe që tregojnë sulmet e supozuara. Në vend të kësaj, mediat kanë ftuar zyrtarë iranianë njëri pas tjetrit, secili prej të cilëve është betuar për hakmarrje ndaj Izraelit.

Në sulmet e natës, Izraeli shënjestroi baza bërthamore dhe ushtarake, si dhe ndërtesa banimi të zyrtarëve iranianë.