BOTA, 13 Qershor 2025, 09:27

Tragjedia/ Ajo do të ishte e fundit: Publikohet foto në avion e familjes që vdiq në Indi, po iknin në Londër për të nisur një jetë të re

Tragjedia/ Ajo do të ishte e fundit: Publikohet foto në avion e

Një ngjarje tragjike u regjistrua një ditë më parë në Indi ku të paktën 265 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit të “Air India”.

E teksa autoritetet po vijojnë për të nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat, historitë e njerëzve të cilët ishin në bordin e këtij avioni janë prekëse.

Një histori e tillë ka të bëjë me familjen e Dr. Prateek Joshi, i cili po shkonte në Londër për një "fillim të ri".

Ai së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre, pak para se avioni të ngrihej kishin bërë një foto, pa e ditur që ajo foto fatkeqësisht do të ishte e fundit.

Fotoja e bere nga familja pak para nisjes se avionit
Në foto shihet doktori, gruaja e tij, gjithashtu mjeke dhe djemtë e tyre binjakë, 5-vjeçarët Nakul dhe Pradyut, dhe vajza e tyre më e madhe, 8-vjeçarja Miraya.

Gruaja e Dr. Joshit, Komi Vas, e cila punonte në Udaipur, kishte lënë punën për t'u transferuar në Londër me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre.

"Ata do largoheshin nga Ahmedabad dje me një fluturim për në Londër. Prateek kishte ardhur nga Anglia dy ditë më parë për t'u kthyer me gruan dhe dy fëmijët e tij", tha një i afërm i Dr. Joshit.

"Çelësi" i kutisë së zezë:

Çfarë ndodhi saktësisht në fluturimin AI171 midis Ahmedabad dhe London Gatëick të enjten pasdite do të zbulohet vetëm pas një hetimi të detajuar, me hetuesit që presin që misteri të zgjidhet nga "kutia e zeza", ose regjistruesit e të dhënave të fluturimit.

Hetuesit indianë, duke punuar me ekspertë nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, do të përpiqen të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Boeing 787-8 Dreamliner  menjëherë pas ngritjes, vetëm 1.5 km nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel.

Fluturimi i Air India kishte 242 persona (230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit) kur u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Ahmedabad për në Aeroportin Gatëick të Londrës. Vetëm një pasagjer mbijetoi, i cili doli nga rrënojat. Vishëas Kumar Ramesh, 39 vjeç,  ishte ulur pranë njërës nga daljet e emergjencës.

Skenarët:

Ndërsa kërkimi për kutitë e zeza vazhdon, ekspertët tashmë po regjistrojnë skenarë për shkaqet e tragjedisë. Dy janë skenaret të cilat dyshohen deri më tani:

1. Se u shkaktua nga një gabim në rregullimin e krahëve;

2. Se një tufë zogjsh hynë në motorë. Sigurisht, gjithmonë ekziston mundësia e gabimit njerëzor.

Ish-piloti i British Airëays, Alastair Rosenstein, është midis disa ekspertëve që folën me Sky Neës dhe komentuan lëvizjet që piloti mund të ketë bërë.

"Padyshim që ai e ka ulur marshin e uljes dhe kjo nuk është e saktë... duhet të jetë lart. Dhe nga videoja... nuk është shumë e qartë... por duket sikur avioni nuk kishte rregullimin e flapit të ngritjes", tha ai.

\

Tragjedia/ Ajo do të ishte e fundit: Publikohet foto në avion e