TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 78 persona janë vrarë vetëm në provincën e Teheranit gjatë sulmit në shkallë të gjerë izraelit në territorin iranian, sipas raportimeve të medias.
Disa media iraniane raportuan se 329 persona ishin plagosën në provincë. Nuk ka shifra zyrtare për viktimat.
Objektivat e sulmeve izraelite në Teheran gjatë natës ishin kryesisht objekte ushtarake, si dhe oficerë të rangut të lartë, disa në lagje me popullsi të dendur të metropolit.
Sipas medias shtetërore, përveç shtëpive të gjeneralëve në lagje të pasura, ishin sulmuar edhe selia e forcave të armatosura dhe objekte të tjera ushtarake në perëndim të qytetit.
“Të paktën 18 vende të ndryshme në kryeqytet u goditën”, raportoi media.
Objektivat kryesore të sulmeve izraelite ishin disa qytete në perëndim, duke përfshirë Ghomin, Kermanshahun dhe Tabrizin.