BOTA, 12 Qershor 2025, 19:27

Rrëzimi i avionit me 242 persona në bord, shefi i policisë lokale: S’ka shpresa për të mbijetuar

Rrëzimi i avionit me 242 persona në bord, shefi i policisë

Shefi i policisë së qytetit Ahmedabad i tha Associated Press se duket se nuk ka të mbijetuar nga avioni i rrëzuar.

“Me sa duket nuk ka të mbijetuar në rrëzimin e avionit”, tha Komisioneri GS Malik për AP, raporton CNN. Ai shtoi se avioni u rrëzua në një zonë banimi, prandaj dyshohet se ka edhe vendas të vdekur.

“Po përcaktohen shifrat e sakta të viktimave”, tha ai. Një aeroplan i Air India me 242 pasagjerë që udhëtonte për në Londër u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore. Fluturimi AI171 po udhëtonte nga Ahmedabad për në Londër. Në fluturim kishte 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 shtetas portugezë dhe 1 kanadez, thotë Air India.

Videot tregojnë skena shkatërrimi në zonën e banimit ku ra avionic. Avioini u rrëzua në një qendër mjekësh. Uebsajti i gjurmimit Flightradar24 thotë se mori sinjalin e fundit nga avioni në 190 metra lartësi “vetëm disa sekonda pas ngritjes”.