TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i konfirmoi sot Wall Street Journal se ishte informuar paraprakisht për planet e Izraelit. Kur u pyet për shkallën e kësaj, Trump tha: “Nuk ishte një njoftim paraprak. Ishte, ne e dimë çfarë po ndodh.”
Ai e quajti operacionin “një sulm shumë të suksesshëm, për ta thënë butë”.
Trump paralajmëroi Iranin se duhet të bëjë marrëveshje për programin e vet bërthamor para se të jetë tepër vonë.
Irani u përgjigj duke i lëshuar dhjetëra dronë dhe raketa ndaj objekteve izraelite. Ushtria e Jordanisë tha se ka rrëzuar disa prej tyre në hapësirën e vet ajrore.
Ndër objektet e goditura në Iran ishte edhe një komandë e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Teheran, sipas televizionit shtetëror iranian. Sulmi vrau komandantin e IRGC-së, gjeneralmajor Hossein Salami, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Tasnim.
“Ende ka kohë që kjo kasaphane… të përfundojë”, shkroi Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.
“Irani duhet të bëjë marrëveshje, para se të mos mbetet asgjë, dhe ta shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane… THJESHT BËJE, PARA SE TË JETË VONË”, tha ai.!